BASHK apelon mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar të komunës së Vushtrrisë që të mos nënshkruajnë kontrata të reja pune, pasi versioni i ri është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 10/2015 dhe u jep më pak të drejta punëtorëve.
SBASHK kërkon nga komuna ndalimin e kësaj praktike dhe i bën thirrje komunave të tjera të mos e ndjekin këtë shembull.
Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë, që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit.