Mblidhet KQZ-ja, në rend dite disa pika për zgjedhjet lokale 2025

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30.

Në rend të ditës së këtij takimi do të jenë disa pika që kryesisht kanë të bëjnë me organizmin e zgjedhjeve lokale.

Këto janë të gjitha pikat e ditës:

“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Zveçan

4.1.2. Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për rekrutim të stafit shtesë për organizim të Zgjedhjeve Lokale 2025

4.1.3. Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i Kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

– Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025 në komunat Rahovec, Zubin Potok, Zveqan dhe Partesh”.

Të ngjashme