Vetaksident trafiku në Treboviq të Pejës, një i vdekur

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një person humbi jetën në vetaksident që ndodhi në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Derisa dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës”, tha Gashi.

Të ngjashme