Bekim Brestovci i dorëzon detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike Bekim Gashit

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Bekim Brestovci ka dorëzuar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Gashit, i cili deri tani ka qenë këshilltar në kabinetin e kryetarit Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Brestovci i ka uruar suksese drejtorit të ri, ndërsa ka bërë të ditur se ai do të vazhdon ta mbajë pozitën e drejtorit të Inspektoratit.

“Sot, duke vazhduar ta mbajë pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspektoriatit në Kryeqytet, i dorëzova detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së shërbimeve publike, Bekim Gashit, deri sot këshilltar në Kabinetin e Kryetarit Rama. Drejtorit të ri, në Drejtorinë e shërbimeve publike, i uroj punë të suksesshme dhe realizim të plotë të të të gjitha objektivave për vitin 2025. Të priftë e mbara drejtor Beka”, ka shkruar ai.

Të ngjashme