Gjini: Kurti po e uzurpon pushtetin

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Ardian Gjini nga AAK ka akuzuar Albin Kurtin për uzurpim të pushtetit dhe mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke bllokuar përmbylljen e seancës konstituive në Kuvend. Ai thotë se Kurti po sfidon rendin ligjor dhe shmang përgjegjësitë kushtetuese dhe kjo po ndodh për herë të parë në historinë e Kosovës.Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare, ku ende nuk është përmbyllur seanca konstituive, pavarësisht më shumë se 40 mbledhjeve të deputetëve.

Gjini ka akuzuar Kurtin për çmontim të shtetit dhe sfidim të rendit ligjor të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi kishin respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por tani ky standard nuk po mbahet nga Albin Kurti.Kosova për herë të parë po përballet me uzurpim të pushtetit nga njerëz që nuk respektojnë normat kushtetuese. Është shumë e lehtë për Kurtin që të respektojë ligjin, por ai po shmang përgjegjësitë,” ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se Kurti nuk dëshiron të largohet nga zyra e kryeministrit dhe se mund të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, që është një veprim i thjeshtë, por ai po refuzon të zbatojë edhe këtë normë ligjore.

Të ngjashme