Analisti Petrit Zogaj ka komentuar reagimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vdekjen e Agon Zejnullahut në duart e policisë.
Ai ka bërë me dije si cilësim i këtij rasti si “vdekje” ishte i qëllimshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se Kurti zgjodhi fjalën “vdekje,” për të larguar çfarëdo interpretimi për kërkim të përgjegjësisë politike.
“Kurti-qe nuk e din kush nese eshte kryeminister apo deputet, nga zyret e kryeministrise, megjithate, e cilesoi vrasjen e Agon Zejnullahut si “vdekje,” nuk e kishte marre mundimin qe me e formulu ndryshe. Sikur Agoni te kishte vdekur ashtu, ne rruge, te ishte gjetur pa shenja jete, pa asnje njeri perreth tij, e jo qe atij iu ishte zene fryma nga pese police, e qe ne disa hallka te pushtetit, jane policet e Kurtit. Ama jo, Kurti e kishte zgjedhe fjalen “vdekje,” qe me largu cfaredo interpretimi per kerkim te pergjegjesise politike. Kur lendohesh si aktivist i LV, kerkon pergjegjesi politike, ndersa kur vritesh nga pushteti i LV-se, pergjegjesia mbetet dikund atje poshte, tek hallkat me te vogla te nje institucioni, pa e prekur fare pushtetin politik te Kurtit”, ka shkruar Zogaj.