Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje morale pas rastit me 27 vjeçarin Agon Zejnullahu.
“Ende nuk jam shkarkuar, kam dhënë dorëheqje. Po kam bërë kërkesë për dorëheqje, vendimi i ri ende nuk mu ka lëshuar, por kam dhënë dorëheqje. Për shkak të zhvillimeve të fundit e kam ofruar dorëheqjen. Realisht, zyrtare nuk ka, unë jam ende në pozitën që kam qenë, mirëpo kam dhënë dorëheqje morale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pres vendimin e ri”, tha Gashi.
Pesë zyrtarët policorë që dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan dolën më 9 korrik para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Lipjan. Më pas gjykata atyre ua caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë.