Komandanti i Trafikut Rajonal në Ferizaj, Brahim Shatrolli, është caktuar si komandant i ri i Stacionit Policor në Lipjan, në kuadër të veprimeve të ndërmarra pas rastit tragjik të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Tashmë është lëshuar vendimi i ri që Shatrolli të shërbejë në këtë pozitë, dnërsa komandanti që ka qenë deri më tash, Argjend Gashi ka ofruar dorëheqjen e tij.
Vetë Gashi e ka konfirmuar këtë zhvillim, por shtoi se akoma nuk ka një vendim se ku do të pozicionohet tash e tutje.
Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dërguan në paraburgim për ‘vrasje nga pakujdesia’ në rastin e të riut që dyshohet se vdiq në duart e Policisë.