Një 42-vjeçar me inicialet Z.M. është arrestuar të shtunën në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme pranë disa shtëpive të banimit dhe automjeteve në lagjen “Kodra e Minatorëve”.
Sipas Policisë, zjarri shpërtheu rreth orës 15:55 dhe u lokalizua shpejt falë ndërhyrjes së njësive policore dhe zjarrfikësve, duke shmangur dëme të mëdha.
Hetimet kanë zbuluar një video ku i dyshuari shihet duke i vënë zjarrin barishtes me qëllim. Ai është arrestuar në shtëpinë e tij dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në hetim.