Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, edhe pas 54 përpjekjesh.
Ai e cilësoi këtë si një “përfundim të turpshëm” të një krize të stërzgjatur me vetëdije politike.
Cakolli tha se përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin fitues të zgjedhjeve, duke theksuar mungesën e vullnetit për konsensus dhe dështimin në respektimin e vlerave demokratike.
Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional dhe një qeveri të përkohshme pa autoritet ligjor për vendimmarrje.