Dy vatra zjarri kanë shpërthyer sot në rajonin e Pejës, ku flakët janë përhapur në fusha dhe barishte. Lajmi është konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të lokalizuar zjarrin.
Sipas autoriteteve, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.