“Çfarë turpi”: Deliu-Kodra reagon për largimin e redaktorit të RTK-së nga lajmet qendrore, pasi e citoi Thaçin

Prishtinë | 27 Gus 2025 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas raportimit për largimin e redaktorit Visar Krasniqi, nga edicioni i lajmeve qendrore.

Nacionale raportoi se Krasniqi ishte larguar pasi e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova.

Ajo e ka quajtur censurë dhe turp.

Postimi i Deliut:

Çfarë turpi!

Censura në RTK nga moderatorët ka përfshirë edhe redaktorët e lajmeve qëndrore.

Largimi i Visar Krasniqit nga RTK vetëm pse citoi intervistën e Hashim Thaçit është censurë e pastër.

RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe.

Të ngjashme