Qalaj: Nuk votoj Rashiqin as kandidatë të tjerë nga komuniteti serb

Prishtinë | 30 Gus 2025 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se nuk voton Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit, por as kandidatë të tjerë nga komuniteti serb, raporton Ekonomia Online.

Sipas Qalaj, ai nuk hedh votën e tij pro, për shkak se nuk do të jetë pjesë e shkeljeve kushtetuese.

“Nuk e votoj as Nenad Rashiq e as Nenada të tjerë, për shkak se nuk dua të jem pjesë e shkeljeve Kushtetuese”, tha ai.

Ndër të tjera ai pyet VV-në se si njerëz që kanë kryer akte kriminale ndaj Kosovës, si mund të jenë pjesë e Kuvendit.

Të ngjashme