Pamje nga aksidenti i rëndë në Bresje

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes dy makinave raportohet të ketë ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës.

Siç mëson Klankosova.tv, në vend të ngjarjes kanë qenë edhe ekipet e zjarrfikjes, të cilët kanë nxjerrë disa persona nga veturat e aksidentuara.

Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, mirëpo nga pamjet e siguruara nga lexuesit e Klankosova.tv, shihet se dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, dhe do ju mbajë të informuar.

Të ngjashme