Gërvalla takon homologen sllovene, diskutohet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja Gërvalla, takon Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon.

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë” theksoi Ministrja Gërvalla.

Të ngjashme