Nën ndikim të alkoolit pengoi punën e policëve, arrestohet shtetasi i huaj në Gjakovë

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme