Kryeziu: Kriza është kthyer në normalitet, kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, duke thënë se Kosova gjendet në një krizë të thellë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kriza institucionale është kthyer në normalitet.

‘‘48-orëshi i Kuvendit tani u harrua!?

Situata politike është futur në krizë të thellë: disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, të tjerët po e trajtojnë Kuvendin si të pakonstituar. Tani as kalendari për krijimin e qeverisë nuk po ecën dhe as puna e Kuvendit. Arritën ta kthejnë krizën politike e institucionale në normalitet.

Kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë politike, por ato po i shkelin interesat e Republikës dhe po e lënë vendin pa institucione, vetëm për të ruajtur intetesat e tyre partiake’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme