Aksion i Policisë në Leposaviq: Bastisje në një lokal, nuk ka të arrestuar

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, me asistim nga Dogana, ka zhvilluar një aksion në Leposaviq pas informacioneve se në një lokal po shiteshin pije, maica, logo, thika dhe elektroshok.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe është njoftuar edhe Prokuroria Speciale për shkak të mbishkrimeve të gjetura.

Deri tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa bastisja është ende në zhvillim. Autoritetet do të vendosin për veprimet e mëtejshme pas përfundimit të procedurave dhe intervistimeve.

Të ngjashme