Një person është therur me thikë në Podujevë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.
“Pacienti është pranuar me plagë nga mjeti i ftohtë dhe pas ekzaminimeve është dërguar në sallën operative nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe torakale”, tha Syla.
Policia ka nisur hetimet për rastin.