Intervale me diell do të ketë fillimisht mëngjesin e së mërkurës. Vransirat shtohen duke shkuar nga mesdita, kur parashihen të depërtojnë rrebeshe shiu orëve të pasdites, të shoqëruara dhe me bubullima. Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, e të jenë më të qëndrueshme. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, e më vonë ndryshon drejtimin në veriore.