Ferati i LDK-së zotohet për punë të vazhdueshme në Istogun e Poshtëm

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, është mirëpritur nga banorët e Istogut të Poshtëm.

Nga aty, Ferati u zotua për punë të vazhdueshme teksa falënderoi banorët për përkrahjen.

“Takimet e ditës së sotme u përmbyllën me mikpritjen e familjes Llapi, së bashku me kandidatin tonë Kushtrimin. Biseduam rreth Istogut të Poshtëm, për punët e mira që janë bërë në këtë zonë. Vlerësojmë përkrahjen tuaj, falë së cilës rrugëtimi ynë po vazhdon. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.

Të ngjashme