Mëngjesin e së shtunës, Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, e nisi ndryshe – me një kafe të përbashkët me të rinjtë e komunës, të cilët i cilësoi si frymëzimi i së ardhmes dhe garancia për vazhdimësinë e vizionit politik dhe qytetar.
“Frymëzim i ditës janë bisedat me këta të rinj, me të cilët jam i bindur që LDK vazhdon rrugëtimin, me këta të rinj Istogu ecën përtej,” u shpreh Ferati, duke falënderuar pjesëmarrësit për diskutimet dhe energjinë që sollën në këtë takim të ngrohtë.
Në atmosferë miqësore e të hapur, u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me sfidat dhe mundësitë e të rinjve në komunën e Istogut, me theks të veçantë në përfshirjen aktive në jetën publike dhe politike.
Kryetari Ferati ritheksoi përkushtimin e tij për të mbështetur dhe fuqizuar rininë, si një shtyllë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.