Aksidentohet një veturë zyrtare e policisë me veturë civile në Sojevë të Ferizajt

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Një veturë zyrtare e policisë është aksidentuar me një veturë civile në fshatin Sojevë të Ferizajt, por nuk ka mbet askush i lënduar nga aksident.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: – një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”.

Të ngjashme