Ilir Ferati takim me banorët e Muzhevinës: LDK-ja mbetet besim i kahmotshëm

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Muzhevinë.

Ai u mirëprit në odën e Adem Kurtajt nga qytetarët dhe aktivistët e LDK-së, përfshirë edhe Vetoni-n, kandidatin lokal.

“Në odën e Adem Kurtaj na mirëpriti kandidati ynë, Vetoni.Në Muzhevinë pashë se ruhet orientimi i kahmotshëm politik, ai i LDK-së sepse për ta është një besim i bazuar mbi punë dhe mbështetje të vazhdueshme.Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi ai.

Të ngjashme