“Shqipëria po vrapon drejt BE-së”, thotë Rama nga Danimarka

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se Shqipëria po vrapon drejt Bashkimit Evropian.

Këto deklarata ai i bëri para nisjes së samitit të Komunitetit Evropian që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.

“Ne po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi të gatshëm së shpejti dhe varet nga nga të mëdhenjtë në dhomë që të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na pranojnë brenda, sepse kjo do të jemi një vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian, tha Rama duke iu referuar negociatave të Shqipërisë për BE.

Shefi i ekzekutivit shqiptar atje foli edhe për “Diellën”, ministren për Inteligjencë Artificiale dhe kritikat me të cilat janë ballafaqur rreth saj.

Në samitin danez, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky takim i bën bashkë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv.

Komuniteti Politik Evropian (EPC) është një platformë për liderët evropianë ku diskutohen çështjet kryesore me të cilat përballet kontinenti. I nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.

Të ngjashme