Mëngjesin e 2 tetorit, Komuna e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit ka larguar mbishkrimin “Kosovska Mitrovica” të shkruar me shkronja cirilice.
Tani është në proces vendosja e një tabeleje të re, me stemën e Komunës.
“Po largohen shkronjat cirilic e po vendosen shkronjat latine si dhe llogo e komunës” tha Visar Syla, shefi i kabinetit të Erden Atiq për Kallxo.com.