Ekonomisti kosovar tregon se sa është rritur rroga nga viti 2014 deri më 2024

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Ekonomisti Imer Raçi ka bërë një statistikë të rritjes së pagës në raport me rritjen e inflacionit në Kosovë ndër vite.

Ai ka thënë se nuk mund të merret si rritje reale rritja e pagës prej 38.68 për qind që nga viti 2014 deri ne vitin 2024 dhe rritja e pagës prej vitit 2014 deri më sot është 5.60%.

“Nëse e shikojmë si raport se paga është rritur nga 403 euro në 639 euro, që nga viti 2014 deri ne vitin 2024 i bien një rritje  38.68%, mirëpo kjo rritje nuk mund të merret si rritje reale nëse nuk e zbresim inflacionin i cili ka ndryshuar nëpër vite, pra duhet çdo herë rritjes së pagës të ia zvogëlojmë inflacionin që të kemi një paraqitje reale të rritjes së pagës e cila është nga 2014 deri sot vetëm 5.60%.” – ka shkruar ai.

Tabela:

Të ngjashme