Kandidati i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi ka publikuar një video-mesazh në Facebook, ku i bënë thirrje kryetarit aktual, Shaqir Totaj.
Krasniqi tha se Totaj nuk ka qenë i pranishëm në një debat televiziv, dhe i tha “Dil mos u fsheh, bonu burrë!”.
“Përballu Shaqir! Dil mos u fsheh, bonu burrë! Qytetarët e Prizrenit meritojnë përgjigje, jo ikje. S’ka më vend për heshtje e justifikime – është koha me u përballë me të vërtetën!”, ka thënë ai.