Deputeti Xhaferi: LDK-ja me kryetarin Përparim Rama ka dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete për kryeqytetin

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Krenar Xh Xhaferi, më parë drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, vlerësoi lart qeverisjen në këtë komunë, të drejtuar nga Përparim Rama, kandidat i LDK-së edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Postimi i plotë:

🏁 Të dashur qytetarë të Prishtinës!
Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me Kryetarin Përparim Rama, ka dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete për kryeqytetin.
🙌 Vetëm gjatë periudhës sa kam pasur nderin të jem Drejtor i Investimeve Kapitale, kemi arritur ta afrojmë numrin prej 700 rrugëve të realizuara në Prishtinë.
🚧 Vetëm në vitin 2023 kemi pasur mbi 300 kontrata aktive, ndërsa në total janë zhvilluar projekte madhore që kanë ndryshuar energjinë e qytetit tonë, nga rrugët, kolektorët, ndriçimi, kanalizimi, hapësirat publike, parkingjet, e deri tek unazat dhe hyrje të reja të Prishtinës.
Këto nuk janë vetëm numra në letër, por projekte konkrete që i shohim çdo ditë dhe që e kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve tanë.
🏁 Disa nga projektet e realizuara dhe ato në proces gjatë kësaj periudhe janë:

  • Rruga A
  • Rruga B
  • Unaza e Qytetit
  • Rruga “Nekibe Kelmendi”
  • Unaza e Brendshme
  • Rruga “Kolovicë – Sofali”
  • Rruga “1 Tetori”
  • Rruga “Bajram Bahtiri”
  • Varrezat e Dëshmorëve në Marec
  • Rruga “Mallakastra”
  • Projektet në Lagjen Ulpiana
  • Projektet në Lagjen Dardania
  • Rruga “Te Santea”
  • Rruga “Rexhep Luci”
  • Rruga “Te Kafet e Rakisë”
  • Qendra e vjetër e Prishtinës
  • Klubi i Artistëve
  • Rruga “Xheladin Rekaliu”
  • Rruga “Brigada e Lirisë” në Keqekollë
  • Asfaltimi i rrugës në Nishefc
  • Rruga e re në Grashticë
  • Rruga “Holger Petersen”
  • Rruga “Shkëndija” në Hajvali
  • Asfaltimi i rrugës që lidh Kodrën e Trimave me Qendrën e Panaireve në Shkabaj
  • Rruga “Aziz Abrashi”
  • Rruga e re për Butoc
  • Rruga Stallovë-Zllash
  • Rruga e re në Ballaban
  • Rruga “Gjergj Balsha”
  • Rruga “Ahmet Krasniqi” në Lagjen “Arbëria”
  • Rruga e re në Nishec
  • Rruga “Malo Gami”
  • Rruga “Gonxhe Bojaxhiu”
  • Rruga që lidh fshatin Marec me Artanën dhe Dardanën
  • Rruga “Kolë Jakova”
  • Ndërtimi i kolektorit në Lagjen “Kalabria” (Vazhdon)
  • Rruga “Ukshin Hoti”
  • Rruga “Ahmet Gashi”
  • Rruga “Burimi”
  • Rruga “Skënderbeu”
  • Rruga në drejtim të Fushë-Kosovës, nëpërmjet nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtës
  • Rruga “Metush Krasniqi”
  • Rruga “Qëndresa” në Mat
  • Rruga “Qemajl Stafa”
  • Rruga lidhëse nga Rruga “Robert Doll” në Rrugën “Tirana”
  • Rruga “Hys Popova” në Kodrën e Trimave
  • Hyrja e Prishtinës nga Gollaku
  • Asfaltimi në Radashevc
  • Rrugët “Mic Sokoli” dhe “27 Nëntori” në Kodrën e Trimave
  • Rrugët “Agron Rama” dhe “Hazir Haxholli”
  • Lagjja e Muhaxherëve
  • Parkingu i madh në Lagjen “Kodra e Trimave”
  • Rruga “Muhamet Qami”
  • Asfaltimi i urës në fshatin Barilevë/Drenoc
  • Parkingu te Shkolla “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit
  • Rruga “Pavarësia”
  • … dhe shumë rrugë të tjera në çdo cep të Prishtinës.
    ✅ Të gjitha këto janë dëshmi e punës së LDK-së në Komunën e Prishtinës dhe përkushtimit për qytetarët.
    Prishtina e meriton LDK-në dhe Kryetarin Përparim Rama, sepse me LDK-në punohet, ndërtohet dhe ecet përpara!
    Na priftë e mbara ✌️

Të ngjashme