Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Holandës, i kërkoi mbështetje për heqje të masave të BE-së ndaj Kosovës

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Kopenhagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik.

Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.

Të ngjashme