Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin me gratë e komunës së Deçanit, në përkrahje të kandidatit të kësaj partie për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 12 tetorit Bashkim Ramosaj.
Postimi i plotë:
Sot, në takim me gratë deçanase, pata nderin të bisedoj me ato që kanë qenë pjesë e çdo etape të historisë sonë. Gratë e Deçanit kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri, ndërsa sot janë të angazhuara fuqishëm në zhvillimin dhe vendimmarrjen e komunës.
Në qeverisjen e kryetarit Bashkim Ramosaj, ato kanë pasur hapësirën e merituar, duke qenë pjesë e vendimmarrjes dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në projekte e procese që i kanë dhënë zhvillim Deçanit.
Mbështetja e tyre e dëshmuar sot është garancia më e fortë për vazhdimin e një pune që nuk ndalet.


