Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka dal me një rinjoftim, duke thënë se aktivistja kosovare Albulena Fazliu, për të cilën më herët raportoi se është ndaluar nga Izraeli, mund të jetë në një anije që ende nuk ka arritur në Gaza.
Kolektivi ka thënë se njoftimi paraprak, të cilin e kishte bërë, ishte bazuar në burime ndërkombëtare.
Fazliu është në një prej anijeve në kuadër të flotës Sumud. Izraeli ka ndalura qindra aktivistë të kësaj flote, që kishte destinacion Gazën për të dërguar ndihma.
“Të nderuara media. Lidhur me njoftimin paraprak të shpërndarë, i cili është bazuar në burime ndërkombëtare, tani kemi njoftime te reja që Albulena mund të jetë në një prej anijeve që ende nuk ka mbërritur në Gaza. Për çdo zhvillim të ri do t’ju informojmë menjëherë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka njoftuar Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.