Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Log. në News24 tha se ironia e Edi Ramës me Donald Trump, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, ishte një veprim i papeshuar. Lubonja tha se nga ky episod nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë.
Ai theksoi se batuta e Ramës ditën e sotme me presidentin francez Emanuel Macron mund të interpretohet sipas tij, “hall nga Trump dhe ndihmë nga Evropa”. Analisti komentoi edhe reagimin e Macron ndaj ironisë së Ramës duke theksuar se presidenti francez nuk e “ushqeu” batutën e kryeministrit.
Lubonja: Po të shikosh reagimin e Macronit që është presidentit i një shteti të fuqishëm si Franca, qeshi pak dhe nuk e ushqeu. Ndërsa mund të konsiderohet guxim të një lider të madh. Kemi një vend që vasalitetin me SHBA e ka perfeksionuar.
Kjo ishte një batutë që nganjëherë i shpëton nga batuta dhe pesha politike, pa e peshuar politikisht se çfarë pasojash mund të ketë. Mund të interpretohet si hall nga Trump dhe ndihmë nga Evropa.
Në kuptimin që nuk i ka rregulluar marrëdhëniet mirë, po që dhëndrin e kishte aty dhe ka i dhënë 47 hektarë.
Duket se opozita këtë e ka kartën e fundit që i ka mbetur.
Është paradoksale që të të shpëtojë Trump nga Edi Rama, është një e papritur e madhe që mund të na lerë me gojë hapur.