Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Prishtinë | 27 Tet 2025 | 09:31 | Nga Gzim Mujaj

Seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë që është paraparë të zhvillohej të hënën ka dështuar, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e anulimit është se Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk është e mundur të realizohet lidhja me video e konferencës për sot, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.

Aautoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se nuk kanë mundësi të realizojnë lidhjen me video-konferencë për këtë datë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T., pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit, ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video-konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur se për caktimin e datave të reja në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave zyrtare.

Të ngjashme