Grabitje në Pejë, e sulmuan për t’ia marrë telefonin, arrestohen pas dy muajsh të dyshuarit

Prishtinë | 27 Tet 2025 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje që kishte ndodhur më 8 gusht 2025 në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë është zbardhur pas hetimeve disa mujore.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 06:20 të mëngjesit, një qytetar ishte sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët i shkaktuan lëndime trupore dhe i grabitën telefonin celular, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Por,ditën e sotme hetuesit rajonalë arritën të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 08.08.2025, rreth orës 06:20, është njoftuar se nё rrugën “Besnik Lajqi”, ka ndodhur një grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje viktima ka deklaruar se derisa ishte duke ecur ёshtё sulmuar nga tre persona tё cilёt i kanё shkaktuar lëndime trupore dhe tё njëjtit ia kanё grabitur telefonin celular dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas një pune intensive, me datën 27.10.2025, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona tё dyshuar, ku tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatёve mbrojtёs dhe punёtorit tё Qendrёs pёr Punё Sociale. Pas intervistimit, tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme