A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK?, Krasniqi: Nuk është përjashtu, ka dalë vet

Prishtinë | 27 Tet 2025 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur edhe për Ramiz Lladrovcin dhe fitoren e tij në Drenas, ku kandidati i partisë së tij nuk ia doli të triumfojë.

Krasniqi tha se gara nuk ka qenë e lehtë, por që pas rezultateve, ia ka uruar fitoren Lladrovcit.

“Ka qenë një garë aspak e lehtë për neve, sepse ka pasur të bëjë me një komunë qe PDK-në e ka nderu me votë, pa kushte. Sfidimi në nivel të degës nuk ka qenë i mirëseardhur me mu. Nuk kam dashur të jem arbitrar për me pamundësu garën brenda partisë. Rezultati është i qartë. Ramiz Lladrovci ka fitu. Ia kam dhënë urimet prej selisë së PDK-së dhe shpresoj që e vazhdon punën në të mirën e qytetarëve të Drenasit“, tha ai në Klan Kosova.

Por, a ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK?

Krasniqi ishte i shkurt në përgjigjen e tij se “Zoti Lladrovci nuk është përjashtu, ka dalë vet.”

Të ngjashme