Vrasja në Fushticë të Drenasit, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur në Fushticë të Drenasit.

I njëjti me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh, është konfiskuar edhe një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek.

“Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ne raport.

Të ngjashme