Sulmoi fizikisht një person dhe e goditi me veturë një tjetër, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Lipjan pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas e ka goditur me veturë një person tjetër.

Ai është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË- Dobraj e Madhe, Lipjan / 01.11.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur, ku më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme