Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën e tij

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë.

Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për rastin kanë filluar hetimet dhe po cilësohet si “Dhunë në familje”.

Të ngjashme