Tenistja amerikane kërkon publikisht burrë: Dua të jem një grua tradicionale

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Tenistja e njohur amerikane, Danielle Collins, befasoi me një mesazh në rrjetet sociale në të cilin kërkon publikisht një burrë dhe dëshiron të “bëhet një grua tradicionale”.

Ashtu si shumë atlete femra, Danielle nuk pati mundësinë t’i përkushtohej një jete normale familjare për shkak të karrierës së saj të ngjeshur, por tani ajo ka vendosur ta ndryshojë këtë.

31-vjeçarja, e cila luajti në finalen e Australian Open jo shumë kohë më parë, po mendonte gjithashtu t’i jepte fund karrierës së saj në mënyrë që t’i përkushtohej rritjes së një familjeje.

Megjithatë, ajo vazhdoi të luante dhe aktualisht renditet e 68-ta në listën e WTA-së.

Por ndërkohë, ajo u nda nga biznesmeni Bryan Kipp, gjë të cilën dëshiron ta harrojë, kështu që filloi publikisht të kërkonte burrin e ëndrrave të saj.

Ajo krijoi një profil në Tinder, përmes të cilit po kërkon burrin perfekt, dhe në përshkrim deklaroi se dëshiron të lindë fëmijë dhe të bëhet një “grua tradicionale”.

Tenistja amerikane dikur konsiderohej si një nga tenistet më të mira në botë dhe ishte lojtarja e shtatë në listën e WTA-së.

Ajo fitoi katër tituj WTA në njëshe dhe një në dyshe. /Telegrafi/

Të ngjashme