Në Ditën Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, juristja Flutura Kusari ka thënë se në pesë vitet e fundit institucionet në Kosovë s’kanë ndërmarrë asnjë ndryshim ligjor për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve.
Madje ajo shton se numri i sulmeve ndaj tyre është rritur, ndërsa ka rikujtuar edhe obligimet ndërkombëtare e vendore që Kosova i ka për sigurinë e gazetarëve.
Postimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, duhet të rikujtojmë obligimet ndërkombëtare dhe vendore të Kosovës për sigurinë e Gazetarëve.
Në pesë vitet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë ndryshim ligjor apo i ndonjë politike shtetërore për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve. Ka ndodhur e kundërta, është rritur numri i sulmeve ndaj gazetarëve.
Shpresoj që sot gazetarët do t’ia kushtojnë 1-2 minuta kësaj tematike të rëndësishme.