Osmani në Shkodër viziton Muzeun e Kujtesës dhe takon përfaqësues të komuniteteve fetare

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 16:56 | Nga Ekonomia Online


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shkodër, vizitoi edhe Muzeun e Kujtesës, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të qëndrimit të saj, Osmani zhvilloi një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare.

Ajo ka nisur sot vizitën zyrtare në Shkodër, ku u prit nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci. Takimi u mbajt në ambientet e Bashkisë së Shkodrës, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Të ngjashme