Kosovo CSR Network, LuxDev dhe Titan Sharrcem organizuan sot “Green Business and Industry Summit 2025”, me temën “Avancimi i Udhëheqjes së Sektorit Privat të Kosovës në Tranzicionin e Gjelbër”, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe organizatave ndërkombëtare, me fokus në kalimin nga ambicia klimatike në zbatimin praktik të tranzicionit të gjelbër.
Drejtoresha Ekzekutive e CSR Kosovo, Zana Bajrami-Rama, theksoi se Kosova ka avancuar në kornizat ligjore për tranzicionin e gjelbër, por se “politikat nuk mjaftojnë pa harmonizim me gatishmërinë e bizneseve dhe qasjen në financim të qëndrueshëm”.
“Kemi vendosur për këtë temë me synimin primar për të zhvendosur diskutimin kombëtarë nga ambicia klimatike tek zbatimi praktik, Kosova edhe pse nuk është nënshkruese e Parisit ka treguar një përkushtim të qartë për tu përafruar me objektivat ndërkombëtareve të ter karbonizimit. Vendi unë tashmë është avancuar në kornizat ligjore dhe rregullative, në mbështetje të tranzicionit të gjelbër. Megjithatë politikat në vetvete nuk mjafton ecuria e politikave dhe gatishmëria e bizneseve duhet të harmonizohet. Përshpejtimi i kalimit drejtë një ekonomie në karbon të ulët kërkon një sektor privat aktiv dhe të aftë qasje të qëndrueshme në financim që e bënë të mundur zbatimin e këtij tranzicioni. Ne si rrejt i bizneseve së bashku me anëtarët tanë ndajmë përvoja për të nxitur sektorin privat, më vjen mirë që një numër i konsiderueshëm po vlerësojnë ndikimin klimatike të tyre”, deklaroi Bajrami-Rama.
Shefi i Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, vlerësoi përkushtimin e Kosovës për të shndërruar tranzicionin e gjelbër në motor të konkurrueshmërisë, duke theksuar se vendi po avancon me strategjitë dhe instrumentet kyçe klimatike: “Sot shtetet maten nga ajo që bëjnë, jo nga ajo që synojnë”.
“Është një nder i madh të jem para jush këtë mëngjes në Samitin e Biznesit dhe Industrisë së Gjelbër 2025. Ky tubim pasqyron jo vetëm ambicien e Kosovës, por edhe vendosmërinë e saj për ta shndërruar tranzicionin e gjelbër në një motor të konkurrueshmërisë ekonomike, investimeve dhe mirëqenies afatgjatë. Sot, biseda globale për veprimin klimatik është zhvendosur nga vizioni në zbatim. Shtetet dhe bizneset nuk maten më nga ajo që synojnë të bëjnë, por nga ajo që realisht bëjnë—nga politikat që vënë në jetë, partneritetet që ndërtojnë dhe investimet që mobilizojnë. Kosova qartësisht po hyn me forcë në këtë hapësirë. Ju po miratoni kuadrot strategjike si Strategjia e Energjisë, Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës, Hartën Rrugore të Ekonomisë Rrethore, dhe po avanconi një kornizë të tregut vullnetar të karbonit që sinjalizon hapjen ndaj inovacionit dhe standardeve ndërkombëtare. Mund të ecim përpara duke kërkuar bashkëpunime dhe takime të reja. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, strategjia e vetme nuk mund ta transformojë një ekonomi. Progresi i vërtetë kërkon institucione të afta, qasje në financa të qëndrueshme, një fuqi punëtore të kualifikuar dhe një sektor privat të gatshëm të inovojë dhe të investojë”, ka theksuar ai.
Ndërsa Vigan Sylejmani, nënkryetar i Bordit të CSR Kosovo, theksoi rolin qendror të sektorit privat.
“Qëndrueshmëria është realitet i ri i tregut dhe sektori privat është motori i tranzicionit të gjelbër”. “është privilegj t’iu drejtohemi sot moment kyç për të ardhëm ekonomike dhe klimatike të Kosovës. Konferenca e sotme nuk përfaqson vetëm vazhdimin e dialogut por një kthesë vendimtare, kalimi nga ambicia në veprim nga zotimet tek progresi. Kosova po hyjnë në një fazë të re tranzicioni të gjelbër dhe sektori privat është në qendër të udhëtimit. Po takohemi në një kohë kritike kanë kaluar 10 vjet nga marrëveshja e Parisit megjithëse Kosova nuk është nënshkruese formale ne kemi ndërmarrë hapa të guximshëm dhe për tu përafruar me këto objektivë globale. Rrugëtimi i vërtete ndodh kur bizneset i shndërrojnë zotimet në veprime konkrete. Dua të rikthejë një mesazh thelbësor, sektori privat nuk është pasagjerë në tranzicionin e gjelbër ai është motori i tij. Qëndrueshmëria është realitet i ri i tregut, Kosova ka kapacitete fuqi punëtorë të re dhe biznese dinamike, ajo çka na duhet tani është vendosmëria për të zotuar në veprime”, shtoi Sylejmani.