“Puthja mes vëllezërve”, vdes fotografi i famshëm Régis Bossu

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Mediat gjermane njoftojnë se ka vdekur fotografi francez Régis Bossu, i njohur për imazhin legjendar të puthjes midis udhëheqësve komunistüe, gjermanolindorit Erich Honecker dhe liderit sovjetik Leonid Brezhnjev.

Kjo fotografi më vonë ju bë u bë simbol i Murit të rrëzuar të Berlini. Bossu vdiq në moshën 81-vjeçare në Gjermani. Bossu u lind në vitin 1944 në Francë, por prej vitit 1967 jetonte në Gjermani.

Fotografia që do të mbetet përgjithmonë e lidhur me emrin e tij është e vitit 1979: në festimet për 30-vjetorin e themelimit të Gjermanisë (komuniste) lindore, ai arriti të kapte çastin kur Honecker dhe Brezhnjev shkëmbenin një puthje.

Fotoja u përhap në mbarë botën, ndërsa më vonë shërbeu si model për grafitin e famshëm të artistit rus Dmitri Vrubel, i cili u pikturua edhe në Murin e Berlinit. Kjo fotografi nuk ishte e vetmja e famshme e Régis Bossu. Ai dokumentoi momente historike dhe dramatike, duke u bërë kronist i kohës.

Të ngjashme