Haradinaj në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit.

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 81 vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka kujtuar bashkëpunimin me të duke thënë se bashkë arritën t’i zhdukin ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit.

Ai madje kujton dhe mbështetjen që Rugova i dha në kohën kur po përballej me drejtësinë ndërkombëtare.

“Me Presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare.  Urime ditëlindja, President!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme