Çitaku: VV ka sabotuar çdo iniciativë për energjinë, Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve për ndërtimin e kapaciteteve energjetike në vend.

“Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim. Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, ata “e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike”.

Të ngjashme