“Nuk di nëse ka ndonjë institucion publik tjetër që është degradu më shumë kohën e fundit sesa ky bordi i KQZ”

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk e di nëse ka ndonjë institucion publik tjetër që është degradu më shumë kohën e fundit sesa ky bordi i KQZ-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është për keqardhje dhe rrezikon kredibilitetin e institutcionit.

Postimi i plotë:

Fatmirësisht ende KQZ si organizues operativ i zgjedhjeve ka kredibilitet, por kjo nuk dmth që ka me mbetë gjatë nëse nuk ndryshon dicka.

E kam shiqu një ditë disa minuta diskutimet në bodrin e KQZ, aty ishte sikur me qenë në ‘pazar e kafe’ jo në institucion publik, kishte sjellje rrugaqërie.

Me të ardh shumë keq një institucioni kaq me rëndësi me humbë besimin dhe kredibilitetin për shkak të disa personave.

Disa njerëz aty që janë sot në bord nuk duhte me i leju as 100km afër KQZ me u afru në të ardhmën. Degradim total dhe shumë për keqardhje.

Të ngjashme