Këto janë 24 subjektet aplikuese për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ pritet të vendos për certifikimin e tyre

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sonte për certifikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të shpërndarë më parë nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë periudhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025, 23:59) 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Subjektet aplikuese, për të cilat do të vendosë KQZ, janë si në vijim:

Partitë politike:

  1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
  2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
  3. Kosovaki Nevi Romani Partia;
  4. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
  5. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
  6. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
  7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
  8. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
  9. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
  10. SRPSKA LISTA;
  11. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
  12. FJALA;
  13. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
  14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
  15. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
  16. KOSOVSKI SAVEZ;
  17. NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA; dhe
  18. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

  1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
  2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
  3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Iniciativat qytetare:

  1. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
  2. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidat i pavarur:

  1. NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Të ngjashme