Bajrami: Pyeteni Kurtin, si iu krijua korridori Radoiçiqit në Banjskë?

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, u tregua goxha e ashpër me kryeministrin në detyrë dhe njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti.

Bajrami foli edhe rreth një deklarate të saj për Listën Serbe, për të cilën u sulmua ashpër nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Ajo mori shembull sulmin terrorist në Banjskë, ku pyeti se si iu krijua një korridor kryeterroristit serb Millan Radoiçiq, në pikë të ditës para kamerave.

“A e keni pa që ka qenë i rrethuar? Dhe mandej kanë qarkulluar videot se si ai është tërhequr pa therrë në këmbë”, deklaroi ajo.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës iu drejtoi pyetje militantëve të VV-së, të cilët sipas saj, bëjnë video mesazhe dhe shpifje:

“Le të marrin fillimisht nga Albin Kurti dhe qeveria e tij se kush dha urdhër që të krijohet korridori që të ikë Radoiçiqi?”, pyeti Bajrami në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme