Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla ka thënë se një ndër veprimet e para që do të duhej të merrte Qeveria e ardhshme, është reformimi në tërësi Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) deri tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).
Ai ka thënë se poashtu duhet të bëhet niveli më i lartë i digjitalizimit të dy këtyre institucioneve.
“Një ndër vendimet e para që do të duhej të merrte qeveria e ardhshme është guximi për të reformuar në tërësi Prokurimin Publik të Kosovës që njihet si KRPP deri tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe përveç reformave të thella duhet të bëhet niveli më i lartë i digjitalizimit të këtyre dy institucioneve. E treta si vendim ligjor që e kam përmend edhe më herët duhet të vendoset preraz që asnjë produkt nga Serbia nuk guxon as të prokurohet dhe as të ofrohet nga operatorët ekonomik kur kemi të bëjmë me taksa të qytetarëve. Jemi duke folë për fonde rreth 1 miliardë euro që kalojnë përmes këtyre dy institucioneve në baza vjetore!”, ka shkruar Syla.